Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro beson se Atalanta është ndër katër klubet që do të sfidojnë skuadrën e tij për Scudetto këtë sezon.
Atalanta e ngushtoi hendekun ndaj Juve në tre pikë pasi fituan 7-1 të dielën ndaj Udinese, ndërsa as Interi dhe Napoli nuk arritën të përfitonin, duke barazuar me Parman dhe SPAL-in.
“Këtë vit ka shumë ekipe të forta: Unë besoj se Interi, Napoli dhe Atalanta do të na sfidojnë deri në fund”, ka thënë Alex Sandro për Sky Sport Italia.
Braziliani foli edhe për problemet e adaptimit të Mattihjs de Ligt në Torino, duke u bërë thirrje tifozëve që t’i japin kohë.
“Ne duhet t’i japim kohë. Unë nuk e shoh atë në vështirësi. Përkundrazi, ai më duket se po rritet. Ai është një mbrojtës shumë i fortë”, deklaroi braziliani.
28-vjeçari ka bërë tetë paraqitje për Juventusin këtë sezon. /Telegrafi/