Telegrafi

Alex Sandro shërohet nga COVID-19, Bonucci kthehet në skuadrën e Juves

(Foto: Instagram/ alxsndro12)

Alex Sandro është shëruar nga COVID-19 dhe është në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj Sassuolos në kuadër të Kupës së Italisë.

Në ndërkohë, Giorgio Chiellini, Federico Bernardeschi dhe Moise Kean, nuk janë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri.

Në aksion është rikthyer edhe Leonardo Bonucci dhe pritet të startojë në mbrojtje, ndërsa Chielli pritet të mungojë së paku 20 ditë për shkak të lëndimit muskulor.

Kean është i pezulluar, kurse Bernardeschi pritet të kthehet në stërvitje gjatë fundjavës.

Federico Chiesa është mungesa afatgjate e Juventusit për shkak se lëndimi i tij do ta mbajë jashtë fushe deri në fund të sezonit. /Telegrafi/