Telegrafi

Alex Sandro pranë kalimit te PSG

Alex Sandro (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, është pranë kalimit te Paris Saint-Germainit, bën të ditur AS.

Sipas gazetës spanjolle, dy klubet tashmë i kanë nisur bisedimet për transferimin e futbollistit brazilian në kryeqytetin francez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alex Sandro

28-vjeçari pritet t’i kushtojë kampionit të Ligue 1 rreth 50 milionë euro në rast se arrihet marrëveshja për blerjen e tij.

Alex Sandro (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në rast të largimit të Sandros, atëherë Juventusi duhet të gjejë një zëvendësim.

Futbollisti i Real Madridit, Marcelo, është emri që ndodhet në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/