Site icon Telegrafi

Alex Sandro për mbrojtësin e ri Gatti që iu bashkua Juventusit: Historia e ti na mëson shumë, u emocionova kur e dëgjova

Juventusi gjendet në SHBA ku po zhvillon fazën përgatitore, ku nga atje Alex Sandro ka dhënë një intervistë ku është ndalur te mbrojtësi i ri Federico Gatti.

Braziliani ka thënë se është emocionuar me rrëfimin e Gattit, i cili para tre viteve punonte si murator për të ndihmuar familjen. Pastaj ai e nisi futbollin në kampionatin e amatorëve, derisa arriti në Serie B dhe pastaj ëndrra e madhe Juventus.

“U emocionova kur ai tregoi historinë e tij. Secili ka historinë e vet, në futboll, në jetë. Ai e sheh pikërisht këtë ngarkesë, nuk dëshiron të humbasë atë që ka arritur: nuk mund ta imagjinonte një ditë që do të ishte me ne”.

Gatti dhe Zakaria (Foto: Juventus)

“Duke parë një person të tillë … edhe unë mësoj. Ai mendon se po mëson, por është e kundërta. Ne mësojmë nga ai. Ne na pëlqen të kemi një histori të tillë në grup”, ka thënë Alex Sandro për ish- lojtarin e Frosinones.

Në fund braziliani lavdëroi dyshen e ardhur Paul Pogba dhe Angel Di Maria, duke thënë se do t’i japin magji ekipit.

“Të luash me të është gjithmonë bukur, kam luajtur me shumë lojtarë cilësorë, por Pogba të jep një nuancë magjie. . Është gjithmonë e rëndësishme të kesh një lojtar të madh me vete”.

Gatti dhe Pogba me bashkëlojtarë (Foto: Juventus)

“Angel luajti mirë ndaj Chivas. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme, në çdo klub që ka qenë ka bërë shumë mirë”, deklaroi Alex Sandro. /Telegrafi/

Exit mobile version