Site icon Telegrafi

Alex njofton tërheqjen nga futbolli, shkak lëndimi i rëndë

Ish-mbrojtësi i Milanit, Paris Saint-Germain dhe i Chelseat, Alex ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli pas lëndimit të gjurit.

34-vjeçari u largua nga Rossonerët në fund të sezonit të kaluar, dhe kishte për qëllim për të vazhduar karrierën në vendlindjen e tij në Brazil.

Alex sa ishte pjesë e Chelseat

Megjithatë, qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim në gju, dhe pavarësisht një qasje nga Santosi ka vendosur të var këpucët në gozhdë, duke njoftuar pensionimin.

“Unë do dalë në pension, vendosa së bashku me familjen time”, ka thënë Alex për Globoesporte, përcjell Telegrafi.

Braziliani sa luante për Milanin

“Do të duhet të kem një operacion dhe pastaj ajo do të marrë nëntë muaj për tu kthyer përsëri. Unë thjesht nuk mund ta durojë atë dhimbje”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Teksa luante në Ligue 1 me PSG-në
Exit mobile version