Telegrafi

Aleix Vidal nuk do të shkojë te Juve, preferon një klub të La Ligas

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Aleix Vidal, thuhet se nuk ka pranuar të transferohet në Itali.

E ardhmja e 27-vjeçarit te Blaugranët mbetet në dyshim, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Juventusi e afroi Costan, por nuk do të ndalet me kaq – edhe 13 lojtarë përcillen nga Zonja e Vjetër (Foto)

Interesim për të ka shprehur Juventusi që e sheh si zëvendësues të Dani Alves, por spanjolli ka refuzuar kalimin në Torino.

Vidal ka theksuar më parë se nuk dëshiron të largohet nga Spanja dhe se do të presë oferta nga ndonjë klub i La Ligës, para se t’ia japë lamtumirën Barcës.

Në ndërkohë, Mattia De Sciglio pritet të nënshkruajë për Zonjën e Vjetër. /KP/Telegrafi/