Telegrafi

Alcantara dëshiron të kthehet te Barcelona

Spanjolli po ashtu mund të largohet në verë

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara dëshiron të kthehet në shtëpi, apo më saktë te skuadra ku i rrit, Barcelona.

Sipas Don Balon, Alcantara ka një dëshirë dhe ajo është të rikthehet në Camp Nou.

Nuk dihet se si Barcelona do të reagoj ndaj lajmit se mesfushori spanjoll dëshiron të largohet nga Bayerni i Munichut.

Lexo po ashtu Të gjithë e tradhtuan, vetëm tre lojtarë përshëndetën Ancelottin (Foto)

Pep Guardiola iu tha Bayernit kur u largua nga Barça dhe u bashkua me klubin gjerman në vitin 2013 se Thiago ishte i vetmi lojtar që donte. “Do të jetë ai apo askush tjetër” ishin fjalët e tij.

Guardiola e ka të preferuar Alcantaran

Trajneri spanjoll kishte një arsye të fortë për këtë – ai është një futbollist i jashtëzakonshëm.

Por, tani 26-vjeçari dëshiron të kthehet në Kataluni dhe disa do të thoshin, të përmbush fatin e tij si pasardhës i Andreas Iniestas.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

Kthimi i Alcantaras në Camp Nou do të ishte një gjë e madhe, pasi do zëvendësonte për mrekulli Iniestan, i cili ka humbur fantazinë këtë sezon.

Çmimi i spanjollit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/