Telegrafi

Alcacer vjen te Barcelona dhe largon këtë sulmues

Paco Alcacer mund të jetë pjesë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, por Munir el Haddadi do të largohet drejt Celta Vigos si huazim.

Do të ishte një lëvizje interesante për 20 vjeçarin i cili kërkon më shumë minuta në skuadrën e tij dhe do të kishte mundësi të luajë edhe në Ligën e Evropës.

Shumë skuadra nga Spanja, Anglia dhe Franca kanë shprehur interesim për djaloshin.

Ai do të shkojë si huazim te skuadra, por pa opsion për blerje nga klubi, shkruan Marca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Munir ka zhvilluar 45 ndeshje në gara zyrtare duke shënuar 10 gola.

Ai ka edhe një paraqitje për Spanjën. /Telegrafi/