MC Kresha dhe Lyrical Son kanë vendosur ta lansojnë albumin e ri, “United State of Albania” (“Shteti i Bashkuar i Shqipërisë”), pikërisht më 17 Shkurt në festën e Pavarësisë së Kosovës.
Ka kohë që reperët e labelit PINT e kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të publikohet në minutat e para të datës 17 shkurt (saktësisht menjëherë pas orës 0:00).
Krahas lansimit të albumit, yjet e skenës shqiptare do të publikojnë edhe një videoklip të ri promovues, i cili është bashkëpunim.
Albumin “United State of Albania” nuk do të jetë në asnjë platformë, pos në CD zyrtare e cila mund të porositet në ueb faqen PINT.al.
Me këtë rast, AVD Digital dhuron 100 albume falas të “United State of Albania” nga PINT, ndërsa kushtet e lojës shpërblyese janë dy të ndiqni faqen e AVDdigital në Instagram, si dhe më pas të komentoni në fotografi titullin e këngës që po e prisni me padurim.
“Njëqind personat fatlumë do të fitojnë nga një album në mënyrë të rastësishme, përmes #CommentPicker, e cila do të jetë transparente përmes IGTV. Ndërsa, shpallja e fituesve bëhet me 18 shkurt 2019 (e hënë)”, thuhet në njoftimin e AVDdigital.
Albumi “United State of Albania” përmban 23 këngë dhe shumë bashkëpunime tjera me emra të njohur me yjet e njohur të skenës shqiptare. /Telegrafi/