Telegrafi

Albumi i ri i Johnny Depp dhe Jeff Beck publikohet më 15 korrik

Johnny Depp ka njoftuar se ai dhe kitaristi legjendar, Jeff Beck,do të publikojnë një album muajin e ardhshëm.

Albumi me 13 këngë i dyshes titullohet “18” dhe do të publikohet më 15 korrik.

Ata thanë se e titulluan albumin kështu pas shpërthimit krijues që ndjenë se punonin së bashku.

Johnny Depp dhe Jeff Beck (Foto: Getty Images)

“Ne do të bënim shaka me atë se si u ndjemë përsëri 18 vjeç, kështu që sapo u bë edhe titulli i albumit”, tha Beck në një deklaratë.

Albumi përmban “Venus In Furs” të The Velvet Underground, baladën e Everly Brothers “Let It Be Me” dhe të Marvin Gaye, “What’s Going On”.

Lexo po ashtu Amber Heard shihet për herë të parë në publik që kur humbi gjyqin ndaj Johnny Depp

Ekzistojnë gjithashtu versione të “Midnight Walker” të Davy Spillane dhe dy këngë nga kryevepra e Beach Boys, “Pet Sounds” – ” Caroline, No” dhe “Don’t Talk (Put Your Head On My Shoulder).

Depp, prej kohësh anëtar i grupit rock Hollywood Vampires me Alice Cooper dhe Joe Perry, filloi bashkëpunimin me Beck në 2019 dhe Depp i është bashkuar turneut aktual evropian të legjendës.

Jeff Beck dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Në fillim të këtij muaji, Depp fitoi një betejë ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Ai fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim dhe në anën tjetër aktorja e “Aquaman” është shpërblyer me dy milionë.

Jeff Beck dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Një gjyq të llojit të njëjtë duhet theksuar se Johnny e kishte humbur në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/