Johnny Depp ka njoftuar se ai dhe kitaristi legjendar, Jeff Beck,do të publikojnë një album muajin e ardhshëm.
Albumi me 13 këngë i dyshes titullohet “18” dhe do të publikohet më 15 korrik.
Ata thanë se e titulluan albumin kështu pas shpërthimit krijues që ndjenë se punonin së bashku.
“Ne do të bënim shaka me atë se si u ndjemë përsëri 18 vjeç, kështu që sapo u bë edhe titulli i albumit”, tha Beck në një deklaratë.
Albumi përmban “Venus In Furs” të The Velvet Underground, baladën e Everly Brothers “Let It Be Me” dhe të Marvin Gaye, “What’s Going On”.
Ekzistojnë gjithashtu versione të “Midnight Walker” të Davy Spillane dhe dy këngë nga kryevepra e Beach Boys, “Pet Sounds” – ” Caroline, No” dhe “Don’t Talk (Put Your Head On My Shoulder).
Depp, prej kohësh anëtar i grupit rock Hollywood Vampires me Alice Cooper dhe Joe Perry, filloi bashkëpunimin me Beck në 2019 dhe Depp i është bashkuar turneut aktual evropian të legjendës.
Në fillim të këtij muaji, Depp fitoi një betejë ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Ai fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim dhe në anën tjetër aktorja e “Aquaman” është shpërblyer me dy milionë.
Një gjyq të llojit të njëjtë duhet theksuar se Johnny e kishte humbur në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/