Reperët e njohur shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë qenë prej kohësh në përgatitje të albumit të ri.
Ata së fundmi lansuan dy këngë me videoklip nga albumi i tyre i ri “Muzikë me qalldis”, ndërsa kanë njoftuar edhe prurjet e bashkëpunimet që kanë realizuar në këtë të tij.
Pas “Hustle për Burek” me Lumi B dhe “Shottas n’BËM”, dyshja e famshme kanë prezantuar edhe këngët e tjera.
Ata kanë bashkëpunuar me Dafina Zeqirin, Ermal Fejzullahun, Kreshniquen si dhe Llunin dhe Semin.
“Sube”, “Thug Livin’”, “Jerëm”, “Krushqit me Maybach”, “Maserati”, “Xhanëm”, “Diamant”, “Deshu” dhe Speca me G’z” – janë titujt e projekteve të tjera.
Ky album do të publikohet i plotë ditën e sotme (e enjte) në orën 20:00.
“Albumi del sonte n’20:00. Jini të përgatitur se ka edhe surpriza të tjera”, ka shkruar Kresha. /Telegrafi/