Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se fitorja e kësaj partie është e sigurt dhe sipas saj prania në studio tregon këtë gjë.
Haxhiu në RTV Dukagjini ka thënë se dalja masive në zgjedhje ka qenë treguesi se Vetëvendosje është fituesi i zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojnë t’i ruajnë votat e fituara në zgjedhje, përcjell Telegrafi.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes ka thënë se votat e diasporës në vitin 2017 kësaj partie i kanë shtuar një deputet, ndërsa sipas saj kësaj radhe situata është shumë më ndryshe pasi ka 35 mijë vota nga diaspora.
Haxhiu ka thënë se marrja e qeverisjes në situatën në të cilën është sot Kosova nuk është privilegj.
Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje thotë se ndryshimin nuk ka mundur ta bëj LDK-ja por sipas saj vetëm Vetëvendosje./Telegrafi/
Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.