Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me deklaratën e Dardan Molliqaj, ku ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haxhiu së bashku me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlen nuk kanë votuar pro takimit të përbashkët me Grupin Parlamentar.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është shpifje.
“Unë kam përkrahur takimin e përbashkët dhe i kamë arsyet për këtë”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Dardan Molliqaj paska thene qe une kam abstebuar per takimin e perbashket ndermjet kryesise dhe grupit! Kjo eshte shpifje!
Une kam perkrahur takimin e perbashket dhe i kam arsyet per kete!
Nese edhe 1% ka shansa per unifikim, duhet te punojme ne kete drejtim e kemi borxh para qytetareve dhe ja kemi borxh Republikes se Kosoves! /Telegrafi/