Telegrafi

Albiol: Napoli e humbi titullin ndaj Fiorentinas

(Foto: Getty Images)

Raul Albioli e ka uruar Juventusin për titullin e shtatë radhazi në Serie A dhe ka pranuar se Napoli dështoi në ndeshjen ndaj Fiorentinas.

Partenopei fituan ndaj Sampdorias në ndeshjen e parafundit sezonale, mirëpo nuk arritën ta ndalnin Zonjën e Vjetër që ta fitonte Scudetton.

Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi spanjoll mendon se humbja nga Viola (3-0 në xhiron e 35-të) ishte vendimtare për dështimin e Napolit në garën për titull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Napoli

“E urojmë Juventusin, sepse fitoi më shumë pikë dhe në këtë mënyrë e fitoi edhe titullin”, ka thënë Albiol për Mediaset Premium.

“Ne lëshuam pikë në Firence dhe atje e humbëm në të vërtetë Scudetton. Duhet të përqendrohemi te vetvetja, të vazhdojmë për ekipin tonë dhe të mendojmë për të ardhmen, sepse po përmirësohemi çdo vit”, ka shtuar mbrojtësi.

Festa e Juventusit në Romë (Foto: Getty Images)

Maurizio Sarri akoma nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij, ndërsa është duke u spekuluar se trajneri do të largohet këtë verë.

“Është normale se duam që trajneri të qëndrojë, sepse na ka përmirësuar shumë”, ka thënë Albiol. /Telegrafi/