Raul Albioli e ka uruar Juventusin për titullin e shtatë radhazi në Serie A dhe ka pranuar se Napoli dështoi në ndeshjen ndaj Fiorentinas.
Partenopei fituan ndaj Sampdorias në ndeshjen e parafundit sezonale, mirëpo nuk arritën ta ndalnin Zonjën e Vjetër që ta fitonte Scudetton.
Mbrojtësi spanjoll mendon se humbja nga Viola (3-0 në xhiron e 35-të) ishte vendimtare për dështimin e Napolit në garën për titull.
“E urojmë Juventusin, sepse fitoi më shumë pikë dhe në këtë mënyrë e fitoi edhe titullin”, ka thënë Albiol për Mediaset Premium.
“Ne lëshuam pikë në Firence dhe atje e humbëm në të vërtetë Scudetton. Duhet të përqendrohemi te vetvetja, të vazhdojmë për ekipin tonë dhe të mendojmë për të ardhmen, sepse po përmirësohemi çdo vit”, ka shtuar mbrojtësi.
Maurizio Sarri akoma nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij, ndërsa është duke u spekuluar se trajneri do të largohet këtë verë.
“Është normale se duam që trajneri të qëndrojë, sepse na ka përmirësuar shumë”, ka thënë Albiol. /Telegrafi/