Kryeredaktori i revistës OPR (Oxfort Political Review), Brian Wong së bashku me Redaktorin Përgjegjës të këtij mediumi, të shtunën në ora 10:00 do të zhvillojnë një bisedë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Intervista do të zhvillohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale YouTube dhe Facebook.
Revista në fjalë ka bërë dhe një përshkrim për kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër.
Kurti është kryetari i partisë më të madhe politike në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ai u bashkua me lëvizjen studentore në gusht të vitit 1997, e cila organizoi protesta paqësore për lirimin e objekteve të universitetit të cilat ishin okupuar nga autoritetet e regjimit serb.
Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999 dhe më pas u burgos.
Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u la i lirë më 7 dhjetor 2001.
Kurti ka qenë deputetë i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës për tre mandate.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Albin Kurti dhe LVV fituan numrin më të madh të votave në Kosovë.