Gjatë ditës së djeshme (e enjte) ndërroi jetë aktori i mirënjohur, Luran Ahmeti.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miq të ngushtë të tij, teksa theksuan se vdekja ishte si shkak i COVID-19.
Për një humbje të tillë në kinematografinë shqiptare jo që reaguan kolegë të tij, por edhe tashmë kryeministri Albin Kurti.
Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën…
Posted by Albin Kurti on Friday, March 26, 2021
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar disa momente me aktorin, duke ngushëlluar po ashtu familjarët e tij.
Postimi i plotë:
E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera. Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurt se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurt se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”.
Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit”.
Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.
Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.
Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”. /Telegrafi/