Telegrafi

Albin Kurti pyetet se çfarë mendimi ka për Luiz Ejllin

Luiz Ejlli ka arritur të marrë vëmendje të madhe duke u quajtur edhe si fenomen i lojës së Big Brother VIP Albania.

Artisti nga Shkodra po bën bujë të madhe dhe emri i tij është lakuar edhe nga personazhe të njohur si nga politika, muzika dhe arti në përgjithësi.

Në lidhje me Luizin është pyetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”.

Foto: Screenshot

Kurti tha se nuk arrin që ta ndjek Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBVA.

“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Kujtojmë që rreth Luizit më parë është pyetur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.

“Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Berisha për Luizin. /Telegrafi/