Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, duke u bërë thirrje fansave që të qëndrojnë të qetë pas situatës së panikut të krijuar në vend.
Përgjatë videos, ai thotë se gjithçka është kalimtare dhe krejt çfarë duhet të bëjmë është të respektojmë këshillat që na jepen nga ekspertët e çështjeve.
E njëjta video është rishpërndarë në llogarinë zyrtare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mesa duket e ka pëlqyer mesazhin e reperit.
Kryeministri i vendit ka përzgjedhur këtë video të reperit me ndikim në Kosovës, për t’iu drejtuar ndjekësve të tij që të rrinë të qetë dhe të respektojnë rregullat në këtë kohë krize.
“Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi. T’falemnderit Trim Ademi”, ka shkruar Albin Kurti në përshkrimin e kësaj videoje në Instagram.
Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit e tij, shumica prej të cilëve kanë thënë se po bëjnë të pamundurën për ta tejkaluar sa më qetë këtë situatë. /Telegrafi/