Telegrafi

Albin Kurti për suksesin e Nora Gjakovës: E dyta e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios

Albin Kurti ka uruar Nora Gjakovën për suksesin në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, Kurti ka than se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, në këto ditë të vështira, shkaku i aksidentit tragjik në Kroaci.

Lexo po ashtu "Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës" - Presidentja falënderon xhudisten për suksesin e arritur

“E dyta e artë për Kosovën në Lojërat Olimpikë të Tokios”.

“Në këtë ditë hidhërimi teksa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në #Tokyo2020 e cila fitoi të artën në – 57 kilogramë”, ka shkruar Kryeministri i vendit. /Telegrafi/