Në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, ndërsa Telegrafi merr vesh se në mesin e këtyre kandidatëve është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është bërë e ditur se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
“Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar zyrtarë të LVV-së, të cilët kanë thënë se “nuk janë në dijeni për momentin”. /Telegrafi/