Telegrafi

Albin Kurti merr pjesë në “Anibar”, thotë se u nda i kënaqur nga vizita në Pejë

Në qytetin e Pejës këto ditë po zhvillohet festivali i filmave të animuar, “Anibar”.

Në edicionin e katërmbëdhjetë të këtij festivali janë prezantuar plot filma të rinj e kategori të reja konkurruese.

Festivali është mbështetur nga një numër i madh organzitash dhe institucione të Kosovë, gjersa sllogani i tij këtë vit ka qenë “Dashni”, si dhenjë dedikimi për të gjitha dashuritë e globit, dhe në veçanti komunitetin LGBT+.

Lexo po ashtu Dita e gjashtë e "Anibar" vazhdon me aktivitete interesante në Pejë

Në natën e pestë të këtij festivali, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vizituar nga afër organizmin në parkun “Karragaç” të Pejës.

Ai publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter disa fotografi nga festivali “Anibar”, ku ndër të tjerash theksoi se u ndje i kënaqur nga vizita.

“Kam pasur kënaqësinë të marr pjesë në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar në qytetin e Pejës në Kosovë. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha për zhanrin e animacionit në rajon dhe këtë vit morën pjesë artistë nga 36 vende dhe u shfaqën 164 filma”, shkroi Kurti në Twitter.

“Anibar” do të përfundoj rrugëtimin e tij të dielën e 23 korrikut. /Telegrafi/