Site icon Telegrafi

Albin Kurti kandidon për kryetar të Vetëvendosjes

Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka njoftuar se Albin Kurti do të kandidojë për kryetar të kësaj partie.

Në një postim në profiln e tij në Facebook, Vraniqi ka shkruar se sot ka nënshkruar pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.

Exit mobile version