Telegrafi

Albin Kurti e puthë gruan gjatë fushatës (Foto/Video)

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ndryshuar qasjen e tij ndaj jetës publike.

Ai së fundmi po shfaqet në fushatat elektorale me bashkëshorten e tij norvegjeze.

Duket se Kurti po ndjek hapat e liderëve botërorë dhe ka zbutur qëndrimin e tij për jetën publike, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Albin Kurtit

Madje, ai nuk ka hezituar që pas përfundimit të një takimi të Lëvizjes Vetëvendosje në përmbyllje të këtij takimi të puthë gruan e tij.

Albini duke puthur gruan e tij. Foto: Klan Kosova

Natyrisht se një puthje e tillë nuk është ndonjë gjë e çuditshme sepse ata janë tashmë të martuar, megjithatë, Kurtin asnjëherë nuk e kemi parë duke bërë një veprim të tillë në publik. /Telegrafi/