Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ndryshuar qasjen e tij ndaj jetës publike.
Ai së fundmi po shfaqet në fushatat elektorale me bashkëshorten e tij norvegjeze.
Duket se Kurti po ndjek hapat e liderëve botërorë dhe ka zbutur qëndrimin e tij për jetën publike, shkruan Telegrafi.
Madje, ai nuk ka hezituar që pas përfundimit të një takimi të Lëvizjes Vetëvendosje në përmbyllje të këtij takimi të puthë gruan e tij.
Natyrisht se një puthje e tillë nuk është ndonjë gjë e çuditshme sepse ata janë tashmë të martuar, megjithatë, Kurtin asnjëherë nuk e kemi parë duke bërë një veprim të tillë në publik. /Telegrafi/