Telegrafi

Albi Nako degradon me fjalë banale gjatë debatit me Romeon: Përdor femrat sepse ja burrë pa organe mashkullore

Albi Nako ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me debatin e krijuar mes Romeos dhe Rozës.

Ai i është drejtuar Romeos duke i thënë se i përdor vajzat në shtëpi, pasi nuk ka forcë për t’u përballur vetë në debate. Sipas Albit, Romeo është një person “pa k*llqe”.

Albi: “Për mua kemi një Romeo, që është i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur. Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe … mos u poziciono sepse e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse është pa… je pa këllqe vëlla. E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri që shfazohesh kur flet”.

Romeo: “Si mund të qeshësh ti me një njeri për të cilin mendon kështu?”

Albi: “Qesh mirë kush qesh i fundit!”

Romeo: “Lëri këto more. Në momentin që unë dal i preferuar, më ke ardhur dhe më ke thënë që më bëhet qejfi. Ti je njeri jo vetëm fallco. Është ai kamuflazhi që prisja dhe tani e kutpova kush je.”

Albi: “Vazhdo mbrohu me vajzat!”. /Telegrafi/