Telegrafi

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë javë me orar të ri

Pas ndeshjeve të kombëtareve rikthehen në aksion kampionatet kombëtare në gjithë Evropën.

Albi Mall Superliga e Kosovës do të filloj me fazën e dytë apo me xhiron e 10-të që është në program këtë fundjavë për tu zhvilluar.

Në fakt ndeshja e parë do të luhet ditën e premte dhe nga kjo xhiro do të jetë orari i ri me ndeshjet që nisin nga ora 13:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të pres Lirinë e Prizrenit të premten.

Të shtunën në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, ku Gjilani kërkon hakmarrje ndaj Fushë Kosovës për humbjen e disa ditëve më parë.

Po këtë ditë në Drenas, Feronikeli ’74 është nikoqir i Prishtinës.

Dueli kryesor i kësaj xhiro do të zhvillohet ditën e diel me Llapin që është nikoqir i Dritës.

Sfida e fundit e kësaj xhiro, por jo nga rëndësia zhvillohet mes Malishevës dhe Dukagjinit të Klinës. /Telegrafi/