Site icon Telegrafi

Albert Krasniqit ia ‘hackojnë’ llogarinë e Instagramit (Foto)

Një ndër menaxherët e labelit “Babastars”, Albert Krasniqi, ka qenë një emër mjaft i përfolur në media kohëve të fundit.

Ai bëri të ditur se u krijuan përçarje mes tij dhe Getoar Selimin, të cilin e kishte akuzuar për manipulim koncertesh dhe anashkalim të disa prej rap-artistëve brenda grupit.

Alberti madje publikoi edhe bisedat në Instagram që kishte bërë me Getin, nga ku edhe i kishte ngritur këto akuza.

Mirëpo, vetëm një javë pasi ka ndodhur jo ngjarje, atij i është ‘hackuar’ llogaria personale e Instagramit.

Krasniqi ka shfrytëzuar Instagramin e bashkëshortes së tij, ish-Miss Kosovës, Besa Gashit, për të publikuar një ‘selfie të tij’ me ç’rast tregon se llogaria e tij është ‘hackuar’.

Lexo po ashtu Shuajnë thashethemet për përçarje, Skivi dhe Getoar Selimi paralajmërojnë bashkëpunim (Foto)

“Per momentin ma kan thy paswordin dikush prej ktyne Ped*rave…”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, reperët e labelit kanë bërë të ditur se mes tyre nuk ka përçarje, madje Geti dhe Skivi kanë paralajmëruar se brenda pak ditësh do të sjellin bashkëpunimin e ri “Bisha me dy koka”. /Telegrafi/

Exit mobile version