Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj sfidon komentet negative për dukjen e saj: Edhe pa filtra e me vetëm katër orë gjumë dukem bukur

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, jo pak herë ka qenë e komentuar për dukjen e saj.

Teksa vazhdon të mbetet në top formë edhe me kalimin e viteve, Hadërgjonaj vazhdimisht e vë në dukje se i përkushtohet vetes, për të respektuar publikun dhe për t’u dukur gjithmonë bukur para tyre.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka vendosur t’i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtrave në Instagram, duke publikuar kështu një video, ku shfaqet krejtësisht natyrale.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albëria në një video të publikuar pa filtra në InstaStory, ani pse ishte me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte.

Ndërkohë, në videon e radhës ajo u shfaq sërish me filtrat e aplikacionit Instagram, teksa u dërgoi një mesazh të gjithë atyre që e “kritikojnë” ose kanë komente për pamjen e saj.

“Por desha të sqaroj një gjë: Shkruajnë njerëzit ‘me filtër, me filtër’. Zemra ime, edhe me filtër, edhe pa filtër, shumë bukur”, shprehet këngëtarja.

Lexo po ashtu Albërie Hadërgjonaj merr vaksinën në Deçan: Sigurisht që do ta merrja në vendlindje, i ftoj të gjithëve që ta bëjnë

Albëria përndryshe ka tash e sa kohë që është kthyer në vendlindje, ku po vazhdon angazhimin e saj gjatë sezonit veror duke performuar në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Krahas angazhimeve në muzikë, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe sipërmarrëse, duke hapur një dyqan të saj veshjesh elegante për femra. /Telegrafi/

Exit mobile version