Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj i është rikthyer konkurimit në festivalin “Kënga Magjike”.
“Me dorën shtrirë” titullohet kënga e punuar nga Kledi Bahiti dhe tekst të Olti Currit, e cila u prezantua të dielën në programin “E diela shqiptare”, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka kohë deri në publikimin e këngëve të tjera konkuruese, kënga e Albëries u pëlqye mjaft shumë duke u cilësuar si njëra nga pretendentet për të fituar këtë edicion të festivalit.
Ndryshe këngëtarja është e angazhuar edhe në spektaklin “Dance with me” ku partner kërcimi ka fituesin e Big Brother Albania, Vesel Kurtishaj. /Telegrafi/