Albërie Hadërgjonaj njihet si “gjyshja” më atraktive në skenën muzikore shqiptare.
Përkundër moshës, këngëtarja vazhdon të jetë joshëse, ndërsa për ta ruajtur formën e saj, i kushton kujdes fizikut.
Kohë pas kohe këngëtarja vjen në poza duke bërë të dyshohet se atë “e ka harruar plakja”.
Fotografitë që vënë në pah figurën e saj trupore, nuk janë të rralla në profilet e saja në rrjetet sociale.
Kësaj radhe, Albëria ka ardhur me një fotografi të përbashkët me miq, ndërsa spikat dukja e saj.
Këngëtarja është e veshur me fustan të verdhë, ndërsa i tregon linjat e saja trupore.
Sa i përket karrierës muzikore, Albëria nuk ka sjellë diçka të re qe një kohë.
Më poshtë jua sjellim disa fotografi të tjera që tregojnë format dhe dukjen e këngëtares, të cilat i ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale. /Telegrafi/