Ka përfunduar nata e parë e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”.
14 vipat sollën diciplina nga më të ndryshmet, ekzekutuar me përpikmëri duke sjellur show dhe argëtim në sallë dhe te publiku tej ekranit.
Veseli edhe pse me dorë të lënduar arriti që së bashku me Alberien të shpallen mbretërit e natës së parë.
Çifti ishin më të votuarit nga publiku duke mbajtur fronin deri në natën e dytë javën e ardhshme.
Veç vallëzimit nuk munguan edhe batutat dhe humori përgjatë të mbrëmjes nga të gjithë protagonistët.
Nisur nga reagimet në rrjetet sociale, edhe edicioni i dytë i këtij spektakli do të jetë njëri nga programet më të ndjekura në ekranin shqiptar. /Telegrafi/