Alban Mehmeti ka realizuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Nëse ti ma fal” titullohet kënga më e re e këngëtarit, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar nga produksioni “Entermedia”.
Albani për Telegrafin tha se kjo këngë do ta sjell atë ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim në projektet e kaluara.
Kënga është ritmike dhe është punuar nga Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha në studion “BrickRecords”, që dyshja kanë hapur së fundmi në Shkup.
I finalizuar me video, projekti pritet që gati për publikun të jetë brenda pak ditësh./Telegrafi/