Kryeministri australian, Anthony Albanese do të vizitojë Parisin për të “rivendosur” marrëdhëniet me Francën pas tensioneve që shpërthyen për një marrëveshje të anuluar për nëndetëset.
Australia në vitin 2021 anuloi një kontratë shumë miliardë dollarëshe me një firmë franceze për të ndërtuar nëndetëset.
Në vend të kësaj, ajo nënshkroi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, duke zemëruar presidentin francez Emmanuel Macron.
Ai akuzoi liderin e atëhershëm Scott Morrison se e kishte gënjyer, duke tërhequr shkurtimisht ambasadorin e Francës në shenjë proteste, raporton bbc.
A warm and constructive conversation tonight with 🇫🇷 President @EmmanuelMacron. We discussed our commitment to a free, open and resilient Indo-Pacific, cooperating on climate and energy, and support for Ukraine. I look forward to working together on our shared priorities.
— Anthony Albanese (@AlboMP) May 26, 2022
Albanese – i cili u zgjodh në muajin maj në postin e kryeministrit – do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme për samitin e NATO-s. Ai do të bëjë një devijim në Paris për të rregulluar lidhjet.
“Është e rëndësishme që të ndodhë një rivendosje,” i tha ai Australian Broadcasting Corporation.
Marrëdhënia është thelbësore sepse Franca nuk është vetëm një fuqi qendrore në Evropë, por – si Australia – edhe në Paqësor, tha ai.
“Ne kemi pasur tashmë diskutime shumë konstruktive. Vizita e javës së ardhshme është një shenjë shumë konkrete e riparimit që tashmë është bërë”, tha ai.
Australia në fillim të këtij muaji njoftoi një marrëveshje prej 555 milionë eurove me Naval Group të Francës si kompensim për heqjen e kontratës në favor të marrëveshjes Aukus. /Telegrafi/