Albana Osmani është zotuar se për një kohë të shkurtër ajo do të ndërtojë një trup seksi si ai i Dafina Zeqirit.
Këtë premtim ajo e ka bërë përmes Instagram, pasi ka postuar një fotografi të këngëtares të nxjerrë nga klipi më i ri i saj.
Prezantuesja e Top Channel thotë ka pëlqyer jo vetëm videon e këngës, por edhe trupin e Duffyt për të cilin është xheloz.
“Dafina Zeqiri, këngëtare mahnitshme! Më pëlqen videoja e re! Pas këtij postimi do nisem direkt për palestër, pasi jam xheloze për super-trupin. Artiste e madhe”, ka shkruar Albana sipër fotografisë. /Telegrafi/