Telegrafi

Alban Skënderaj uron Ditën e Pavarësisë me një fotografi krah Capital T

Capital T dhe Alban Skënderaj (Foto: Instagram)

Këngëtari dhe kantautori i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse është tejet aktiv në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fotografi përkrah reperit Trim Ademi i njohur si Capital T.

Të dy artistët shfaqen mjaft të buzëqeshur dhe fotoja e tyre duket se është realizuar në Prishtinë, sipas lokacionit që ka zbuluar Skënderaj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë e dashur Kosovë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Urimet e yjeve për Ditën e Pavarësisë

Veç Albanit, 12-vjetorin e kanë uruar edhe shumë artistë të tjerë si: Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj, Dhurata Dora, Edona Llalloshi, Genc Prelvukaj etj.

Capital T (Foto: Instagram)

Ndryshe, më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës e miratoi Deklaratën e Pavarësisë për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. /Telegrafi/