Site icon Telegrafi

Alban Skënderaj shpreh dashurinë për vëllanë që pësoi aksident

Vëllai i Alban Skënderajt duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore pas aksidentit që pësoi në komunikacion.

Gjendja e tij kishte qenë kritike për jetën, ndërsa kantautori shqiptar i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës dhe Taulanti tashmë është në rikuperim e sipër.

Pasi munguan për një kohë postimet e tij në rrjetet sociale, Albani ka bërë një të tillë për të treguar dashurinë për vëllanë e tij.

“Shoku im, vëllai im, heroi im. Jemi sërish bashkë, më të fortë, më të rritur, më të lidhur se kurrë”, shkruan në postimin e këngëtarit në Facebook. /Telegrafi/

Shoku im, vëllai im, heroi im. Jemi sërish bashkë, më të fortë, më të rritur, më të lidhur se kurrë.

Posted by Alban Skenderaj on Saturday, 7 November 2015

Exit mobile version