Telegrafi

Alban Skënderaj me këngë për ditën e të dashuruarve, “Çdo ditë një Shën Valentin”

Alban Skënderaj (Foto: Instagram/albanskenderaj)

Në ditën e të dashuruarve, 14 shkurt, Alban Skënderaj e ka lansuar këngën më të re me titull “Çdo ditë një Shën Valentin”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Është fjala për një baladë dashurie që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga kantautori i mirënjohur.

Vet Albani është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar edhe tekstin, ndërsa orkestrimin e ka bërë Julian Feifel.

Për anën vizuale është kujdesur Digitalb që e ka bërë xhirimin e videoklipit muzikor të këtij projekti.

“Gëzuar Shën Valentinin. Si sot qoftë çdo ditë e vitit”, është përshkrimi i këngëtarit në njoftimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/