Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj rikthehet me këngën “Didi”

Artisti i njohur shqiptar, Alban Ramosaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Këngëtari ka sjellur projektin e ri me titullin “Didi” të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Marko Polo i cili ka bërë edhe miksimin, ndërsa për masterizimin u përkujdes Camilio Silva.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti u shkrua nga vet këngëtari i cili është kujdesur edhe për regjin e videoklipit.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të artistit. /Telegrafi/

Exit mobile version