Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj publikon këngën e re “Love Letter (N’Tiranë Prej Berlini)”

Foto: Alban Ramosaj/Instagram

Këngëtari Alban Ramosaj publikoi të martën këngën e tij më të re.

Ai e ka titulluar “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” projektin e tij të ri muzikor, i cili është konceptuar në formën e dërgimit të një letre.

Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen e gërshetuar në tri gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Albani, gjersa orkestrimi është kryer nga producenti Marko Polo.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë ende e ditur nëse do të vizualizohet me klip në ditët në vazhdim.

“Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” i pasin këngës shumë të suksesshme, “Theje”, me të cilën ai u prezantua në Festivalin e RTSh-së dhe mori vendin e dytë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version