“A thu pse” titullohet kënga më e re që e ka sjellë për fansat e tij Alban Ramosaj.
Ku projekt muzikor që është realizuar nga DJ Vicky, është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Lorenc Aliaj nga Avaxus e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së shoqëruar me një klip veror.
Vet këngëtari është kujdesur për tekstin, melodinë dhe skenarin e videos muzikore.
Njëherësh, Albani është angazhuar edhe për regjinë së bashku me Artemis Hajdini.
Për zbukurimin e videoklipit është ftuar bukuroshja Alesia Noka.
Kënga “A thu pse” është pjesa e dytë e trilogjisë “Hireath”, në të cilën më së pari u publikua kënga “Ike”, që u pëlqye nga fansat e Ramosajt.
Ndërsa projekti i tij i fundit ishte bashkëpunim me motrën, Beatrix Ramosaj, “Get High”. /Telegrafi/