Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj kujton momentin kur iu kishte bashkëngjitur këngëtarëve të rrugës në Barcelonë, për të kënduar me ta

Foto: Alban Ramosaj/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në shtetin spanjoll për të jetuar.

Ai po tenton të ndërtojë karrierë atje, gjersa çdo gjë duket e vështirë për momentin, referuar masave të izolimit për shkak të përhapjes së COVID-19.

Këngëtari Ramosaj duket se ka filluar ta ndjejë mungesën e kohëve normale, kur nuk kishte një virus kaq vdekjeprurës në përhapje dhe të gjitha aktivitetet ishin të lejuara.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaq një moment interesant gjatë vitit 2018.

Teksa po shëtitej në sheshet e Barcelonës, këngëtari shqiptar kishte ndaluar dhe i ishte bashkëngjitur në këndim këngëtarëve të rrugës.

Ata ishin duke kënduar këngën e famshme “Lego House” të këngëtarit të famshëm britanik, Ed Sheeran.

“Kthim prapa në #Barcelona në një kohë pa coronë, kur ishte mirë të fusja hundët te mikrot e interpretuesve publikë. Më qeshet, më mungon ky lloj argëtimi”, ka shkruar Ramosaj në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version