Këngëtari Alban Ramosaj është shumë i pëlqyer për këngët e tij.
Ai shquhet edhe si një ndër këngëtarët me trupin më të mirë në estradë, për shkak të fizikut dhe ushtrimeve të rregullta në palestër.
Por i tillë nuk ka qenë gjithnjë Alban Ramosaj, pasi vite më parë ai ka pasur probleme me peshën, madje ka qenë edhe obez, kështu ta paktën thotë ai vet së fundmi në një intervistë për “Thumb”.
“Ka qenë një periudhë që unë kam qenë shumë i shëndoshë, pothuajse obez…Kam fshirë çdo foto nga interneti mos u mundoni. Ajo ka qenë ajo periudha e tranzicionit që bëja palestër nga 4 orë në ditë dhe mbaja dietë. Ajo ka qenë gjëja më e rëndë që kam bërë”, është shprehur Alban Ramosaj. /Telegrafi/