Artisti i ri Alban Ramosaj është pa dyshim një ndër meshkujt më tërheqës të estradës.
Ai është mjaft aktiv me projekte të reja në treg, ndërsa nuk mungon edhe angazhimi i tij në koncerte.
Numëron me mijëra ndjekës, dhe është i pëlqyer shumë nga vajzat për pamjen e tij.
Përkushtimi i tij maksimal në palestër, ka ndikuar që Albani sot të gëzojë një trup perfekt.
Së fundmi, Albani përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se ka realizuar një “piercing” të ri.
Kësaj here ai ka shpuar gjoksin, duke vendosur vath në thimthën e tij. /Telegrafi/