Ata janë shumë të pëlqyer nga moshat e reja!
Vëlla e motër, Alban dhe Beatrix Ramosaj janë ndër këngëtarët më aktivë në tregun muzikor shqiptar.
Me prejardhje janë nga Podujeva e Kosovës, por prej vitesh jetojnë me të ëmën e tyre Antigonën në Tiranë, kjo pasi babai i tyre ndërroi jetë shumë i ri.
Dyshja fëmijërinë e kaluan në Holandë, por më pas janë kthyer edhe në Shqipëri, nga ku kanë nisur dhe zhvilluar karrierën e tyre muzikore.
E së fundmi, ata kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se tashmë janë zyrtarisht shqiptarë, duke u pajisur kështu edhe me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
Ka qenë Beatrix ajo e cila ka dhënë këtë lajm, duke publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq dy pasaporta shqiptare: atë të sajën dhe të vëllait.
“Zyrtarisht shqiptare”, ka shkruar këngëtarja Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë, teksa tregon se ndjehet e lumtur që ka marrë këtë nënshtetësi. /Telegrafi/