Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka deklaruar se do ta mirëpriste një transferim sensacional të mesfushorit të Real Madridit, Isco.
Ish-mesfushori i Valencias dhe Malagas është i gatshëm për të lënë Bernabeun këtë verë dhe Alba, i cili ishte një shok i skuadrës së Iscos në Mestalla, ka pranuar se ai do të mirëpriste një lëvizje për bashkëkombësit të tij në Blaugrana.
“Të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëpritur”, ka thënë Alba për gazetarët në hapjen e një shkolle futbolli që mbante emrin e tij në L’Hospitalet del Llobregat.
“Unë kam një vlerësim për Isco. Unë e njoh atë nga koha kur ne ishim në Valencia së bashku dhe unë e di se ai ka shumë cilësi. Çdo gjë tjetër, koha do ta tregojë”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.
Vetëm dymbëdhjetë lojtarët deri më tani janë transferuar te Barcelonën pas një kohe të kaluar në Madrid, por kjo listë përfshin edhe trajnerin aktual të katalunasve, Luis Enrique, edhe pse lojtari më i fundit në listë është sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o. /Telegrafi/