Telegrafi

Alarmon zëvendëskryeministrja ukrainase: Situata në Mariul është “katastrofike”

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë civilë nga qyteti i rrethuar nga forcat ruse Mariupol.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, e ka përshkruar situatën humanitare në terren si “katastrofike”, transmeton Telegrafi.

Qytetarët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike për ditë të tëra, dhe disa armëpushime të shpallura janë shkelur nga rusët.

E një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, kur evakuimi në Zaporizhia filloi dhe në një moment u bë i pamundur për shkak të granatimeve ruse në këtë rajon.

“Armiku ka kryer sulme pikërisht mbi korridoret humanitare”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, duke shtuar se trupat ruse “nuk lejuan fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largohen nga qyteti”.

Mariupoli është ballafaquar me granatime të vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku ka pasur mungesë ushqimi, uji dhe energjie elektrike. /Telegrafi/