Site icon Telegrafi

Alarmon Pentagoni: Rusia po rekruton luftëtarë sirian në Ukrainë

Rusia po tenton të rekrutojë luftëtarë nga Siria në Ukrainë, ka njoftuar Pentagoni.

Zyrtarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes në SHBA, kanë thënë se është i paqartë numri i sirianëve që Vladimir Putini synon t’i rekrutojë, por thonë se “ai ka nevojë për mbështetjen e luftëtarëve të huaj”, transmeton Telegrafi.

Përpjekjet e Rusisë për të rekrutuar luftëtarë të huaj, fillimisht ishte raportuar nga një portal në Siri, DeirEzzor24, për të cilin Moska thotë se pretendonte që përmes tij të gjej vullnetarë që do të sillen si gardianë me kontrata gjashtëmujore, ku për një muaj do të merrnin nga 200 deri në 300 dollarë.

Raportime të ngjashme ka pasur për mercenarët rusë nga Wagner, që kishin pajisur sirianët që shërbyen në luftën e Libisë në anën e gjeneralit Khalif Haftar, për të cilin thuhet se është transferuar në Ukrainë, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/

Exit mobile version