Site icon Telegrafi

Alarmohet Arsenali, Aston Villa i cakton çmimin Douglas Luizit

Sipas një raportimi nga talkSport, Aston Villa tani po e konsideron mundësinë e shitjes së mesfushorit Douglas Luiz gjatë afatit kalimtar.

Kjo për shkak se Villa është në gjendje të dëshpëruar për të gjeneruar para nga shitjet e lojtarëve para datës 30 qershor.

Në rast se ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë, mund të thyejnë rregullat e profitit dhe qëndrueshmërisë të Ligës Premier, duke dështuar që të mbajnë një balanc financiar.

Arsenali dhe Juventusi janë alarmuar nga ky lajm dhe “Topçinjtë” tani po mendojnë që të rikthejnë interesimin për brazilianin.

Aston Villa mund të pranojë shitjen e brazilianit për 50 milionë euro nëse një klub është i gatshëm që të negociojë një marrëveshje para datës 30 qershor.

“Topçinjtë” paraprakisht kishin tentuar që të nënshkruajnë me Luiz në 2022, por ofertat e tyre të njëpasnjëshme ishin refuzuar nga Villa.

Mesfushori kishte luajtur një rol kyç për Aston Villën sezonin e kaluar të cilët përfunduan në pozitën e katërt në Ligën Premier, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 35 ndeshje./Telegrafi/

Exit mobile version